Ligue 1, Monaco kalon pastër Lille

Futboll

Ligue 1, Monaco kalon pastër Lille

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 00:30
Monaco

Monaco nuk di të ndalet në Ligue 1 ku shkatërroi 4-0 në transfertë skuadrën e Lille në një ndeshje pa shumë histori. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh që në minutën e 24 më anë të malazezit Stevan Jovetic i cili i hapi rrugën e fitores skuadrës së Leonardo Jardim. Rachid Ghezzal dyfishoi shifrat në pjesën e parë duke ngrirë skuadrën vendase që nuk besoi se mund ta kthente disavantazhin duke pësuar edhe golin e tretë në minutën e 48.

Këtë herë ishte kolumbiani Radamel Falcao njeriu i golit duke i dhënë një shuplakë të vërtetë argjentinasit Marcelo Bielsa i cili po kalon një periudhë të errët në Ligue 1 me skuadrën e Lille. Sërish protagonist kolumbiani në minutën e 73 kur shënoi edhe golin e dytë personal. Pas këtij suksesi, Monaco barazon me pikë PSG në krye të klasifikimit por me një ndeshje më shumë, ndërsa Lille mbetet në vendin e 17 me një pikë më shumë se Dijon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat