Zidane: Kampionati nuk ka përfunduar

Futboll

Zidane: Kampionati nuk ka përfunduar

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 08:32
Zinedine Zidane

Real Madrid do të takohet sot me Deportivo Alavesin, ku do të debutojë në stolit e trajnerit, Gianni de Biasi.

Zinedine Zidane ka folur para takimit duke bërë të ditur se kampionati nuk ka përfunduar edhe pse ka njerëz që mendojnë ashtu.

“Nëse mendoni se kampionati ka përfunduar, përgëzime, por sezoni është shumë i gjatë dhe ne do të jemi atje”, ka thënë 45 vjeçari.

I pyetur rreth shënimit të golave, Zidane deklaroi se nuk ka asnjë shpjegim se pse nuk po arrijnë të shënojnë gola.

Zidane e bëri të qartë se kurrë nuk ka folur rreth gjyqtarëve dhe se nuk do ta bëjë këtë as në të ardhmen.

Ndryshe, madrilenët kanë vetëm tetë pikë në këtë fillim sezon pas pesë ndeshjes, përkatësisht shtatë më pak se rivali i përbetuar, Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat