PSG nuk ka të ndalur, vjen një super përforcim nga Seria A

Futboll

PSG nuk ka të ndalur, vjen një super përforcim nga Seria A

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 09:38
Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka identifikuar edhe përforcimin e ri të skuadrës.

Mediat italiane raportojnë se klubi i pasur nga Ligue 1 është i gatshëm të fillojë bisedimet me Lazion për mesfushorin Sergej Milinkovic Saviç.

Futbollisti serb ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në vitin e fundit duke zgjuar interesim nga shumë klube evropiane.

PSG beson se mund ta mposht konkurrencën me Juventusin dhe Bayern Munichun për ta sjell Saviçin në Parc des Princes gjatë vitit 2018.

Image
Sergej Milinkovic Saviç
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat