Guardiola: Aguero do të vdesë duke shënuar gola

Futboll

Guardiola: Aguero do të vdesë duke shënuar gola

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:11
Sergio Aguero

Pep Guardiola ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, duke thënë se argjentinasi do të jetë duke shënuar gola deri në ditën e vdekjes.

29-vjeçari është dy gola larg barazimit të rekordit me topgolashënuesin e Cityt, Eric Brok, i cili ka realizuar 177 gola me klubin në të gjitha garat.

Barazimin e rekordit Aguero mund ta bëjë sot në ndeshjen kundër Crystal Palace.

“Krejt çka mund të them është që të tentoj ta bind që të përfshihet më shumë në stilin që duam të luajmë – të mos jetë sulmues që vrapon pas topin në zonë e rreptësisë, por të bëjë presion në momentin e duhur dhe ta fitojë topin sa më shpejtë, të sulmojë dhe të përfshihet në gjithë procesin”, ka thënë Guardiola për Sky Sports.

“Ai ka karakterin që të shënojë gola. Këtë aftësi e kishte në Argjentinë si djalë i ri. Nëna dhe babai i tij ia dhanë atë talent. Ai do të vdesë duke shënuar gola, nuk kam dyshim për këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat