Serie A shton fitimet, 300 mln euro

Futboll

Serie A shton fitimet, 300 mln euro

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 14:28
Serie A

Serie A ka nisur të rifitojë kuota e saj në vëmendjen e futbollit europian dhe investimet e skuadrave në futbollistë cilësorë po përkthehen ngadalë dhe në interes të vazhdueshëm edhe jashtë Apenineve.

Liga dhe kompania “Infront” që menaxhojnë të drejtat televizive duket se janë kënaqur nga ofertat multimilionëshe për të transmetuar në ekranin e vogël ndeshjet e kampionatit italian. 

95 kërkesa nga 30 operatorë në të gjithë globin kanë ardhur deri më tani edhe pse federata synon më shumë për ndeshjet e serisë A, kupës së Italisë dhe Superkupës për 3 vitet e ardhshme. javën e ardhshme në Londër do të formalizohen edhe takimet për platformat më të njohura globale, në harkun e  dy javëve ku drejtuesit do të synojnë të maksimalizojnë fitimet duke stimuluar konkurrencën. 

Objektivi është të kalohet pragu i 300 milionë euro fitimeve në vit, duke konsideruar se për sezonin aktual, fitimi është 200 milionë. Presidenti i federatës italiane të futbollit nënvizoi se duhet përmirësuar imazhi i serisë A dhe është vendosur që 4% e shumës, të investohet në rritjen promocionale dhe teknike, teknologji dhe stadiume.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat