Arsenal nuk heq dorë nga Mertens

Futboll

Arsenal nuk heq dorë nga Mertens

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 17:57
Dries Mertens

Arsenal nuk heq dorë nga Dries Mertens. Sulmuesi i Napolit i cili këtë sezon të ri të kampionatit italian po shfaq një formë të shkëlqyer, ka bërë që “Topcinjtë e Londrës” të insistojnë sërish për të pasur në dispozicion shërbimet e belgut. Interesimi i klubit londinez për Mertens ishte edhe gjatë merkatos verore, por palët nuk arritën dot të gjenin gjuhën e përbashkët.

Pavarësisht këtij fakti, tekniku Arsen Wenger po mendon të hidhet sërish në sulm dhe për t’ia arritur qëllimit ekziston vetëm një mundësi, të paguajë klauzolën e sulmuesit dhe një veprim të tillë, numri një i stolit të Arsenalit duket se është i gatshëm ta kryejë.

Objektivi nuk duket edhe aq i thjeshtë për tu realizuar, pasi duhet marrë në konsiderat dhe dëshira e belgut, i cili në ato pak raste kur është pyetur për një transferim të mundshëm në radhët e Topcinjve, e ka lënë ta hapur mundësinë largimit. Momentalisht Dries Mertens ka arritur të realizojë gjashtë gola me fanellën e Napolit duke u shndërruar në një pikë referimi për ekipin jugor në krye të repartit të avancuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat