Dy golat e Ceballos, i dhurojnë fitoren Real Madridit

Futboll

Dy golat e Ceballos, i dhurojnë fitoren Real Madridit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:39
Real Madridi

Real Madridi ka gjetur rrugën e fitoreve në La Liga, pas humbjes në shtëpi kundër Betisit.

Megjithatë, udhëtimi te Alavesi doli të jetë shumë i vështirë për ”Los Blancos”, të cilët arritën fitore me rezultat 2-1.

Daniel Ceballos me dy gola (10’, 43’), ishte ylli i ndeshjes, duke i dhuruar ekipit të Zinedine Zidanes tre pikë shumë të rëndësishme, në ndeshjen e tij të parë si startues te kampionët spanjoll, shkruan KosovaPress.

Realizatori i golit të vetëm për ekipin e Alaves-it ishte Manu Garcia (40’), të cilët në asnjë moment nuk u dorëzuan përballë “Madrilenëve”.

Me këtë fitore Real Madridi arrin në kuotën e 11 pikëve pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa Alavesi ende nuk ka fituar pikë në këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat