PSG-ja ndalet nga Montpellieri

Futboll

PSG-ja ndalet nga Montpellieri

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 19:02
PSG

Paris Saint-Germain nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë, në udhëtimin te skuadra e Montpellier-it.

Neymar, Di Maria dhe Pastore, nuk u paraqitën për shkak të lëndimeve, dhe ata rezultuan të jenë mungesa të mëdha për ‘Parisienët’, të cilët nuk arritën të gjejnë golin e fitores, duke bërë që kjo ndeshje të përfundonte me rezultat 0-0. 

Edhe përkundër barazimit, PSG-ja vazhdon të kryesojë renditjen e Ligue 1, me 19 pikë pas shtatë ndeshjeve, por me vetëm një pikë më shumë se kampioni aktual, Monaco.  Në anën tjetër, Montpellier ka grumbulluar tetë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat