Napoli nuk ndalet, fiton edhe ndaj Spalit - Bota Sot
Napoli nuk ndalet, fiton edhe ndaj Spalit

Futboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Napoli nuk ndalet, fiton edhe ndaj Spalit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:14
Napoli

Napoli ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e gjashtë me radhë në Serie A, kësaj radhe si mysafir i Spalit, 3-2.

'Napolitanët' u gjendën në disavantazh që në minutën e 13-të, kur Pasquale Schiattarella shënoi për 1-0, por reaguan shpejtë duke barazuar me anë të Lorenzo Insigne (14'), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, raporton KosovaPress.

Në pjesën e dytë, Napoli vazhdoi të dominonte, dhe kaloi në epërsi me golin e Jose Callejon (72'), por Spali nuk u dorëzua duke barazuar rezultatin në 2-2, me anë të Federico Viviani (78'). Golin e fitores për mysafirët e shënoi Faouzi Ghoulam (83'), për të fituar tre pikët e radhës, të cilat e mbajnë Napolin në pozitën e parë, me 18 pikë të grumbullura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test