Liverpooli “hakmerret” ndaj Leicesterit - Bota Sot
Liverpooli “hakmerret” ndaj Leicesterit

Futboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Liverpooli “hakmerret” ndaj Leicesterit

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:46
Liverpool

Liverpooli ka arritur të shënojë fitore të vështirë prej 3-2, në udhëtim te Leicesteri.

“The Reds” e filluan mirë takimin duke kaluar në epërsi 2-0, me golat e Mohamed Salah (15') dhe Coutinho (23'), por Leicester e ngushtoi rezultatin në 2-1, me anë të Shinji Okazaki (45+3'), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë Liverpooli e filloi më mirë takimin, duke ngritur epërsinë në dy gola, përmes Jordan Henderson (68'), por “Dhelprat” nuk u dorëzuan, duke reaguar menjëherë, kur Jamie Vardy (69') ngushtoi rezultatin në 3-2.

Vardy pati mundësi të shënonte edhe golin e barazimit, por dështoi të konkretizonte një penalti në minutën e 73-të.

Kjo fitore e Liverpool-it mund të quhet edhe si një “hakmarrje”, pasi para pak ditësh Leicesteri i eleminoi “Të kuqtë” nga Carabao Cup, duke i mposhtur me rezultat 2-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test