Skënderbeu e fiton derbin dhe e dërgon në pozitën e fundit Partizanin

Futboll

Skënderbeu e fiton derbin dhe e dërgon në pozitën e fundit Partizanin

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 20:58
Skenderbeu-Partizani

Skënderbeu e ka fituar derbin e xhiros së tretë në Kategorinë Superiore.

Korçarët kanë mposhtur në shtëpi 2:0 rivalët nga Tirana, skuadrën e Partizanit.

Të dy golat e fitores, Skënderbeu i shënoi në pjesën e dytë.

Sowe në minutën e 65’ dhe Lilaj në minutën e 86’, shënuan për fitoren e Skënderbeut.

Me këtë fitore, Skënderbeu numëron shtatë pikë dhe merr kreun e tabelës, ndërsa Partizani me vetëm një pikë, renditet në pozitën e fundit pas tre ndeshjeve, pa e shijuar akoma golin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat