Barcelona fiton pa vështirësi ndaj Gironas - Bota Sot
Barcelona fiton pa vështirësi ndaj Gironas

Futboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Barcelona fiton pa vështirësi ndaj Gironas

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 22:39
Barça feston

Barça ka arritur fitore me rezultat 3-0 si mysafir i Gironas.

Dy golat e parë të ndeshjes u shënuan nga lojtarë e vendasve, Aday (17') dhe Iraizoz (48'), të cilët e gabuan portën në të dyja rastet.

Për të vulosur fitoren e katalanëve u përkujdes Luis Suarez, i cili shënoi në minuten e 69-të, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3-0.

Kjo është fitorja e gjashtë e Barcelonës, në po aq ndeshje të luajtura në La Liga, dhe e kryeson tabelën e klasifikimit me 18 pikë, ndërsa Girona mbetet në pjesën e poshtme të tabelës, me pesë pikë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test