Conte: Moratës do t’ia jepja vajzën time

Futboll

Conte: Moratës do t’ia jepja vajzën time

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 06:08
Conte, Morata

Antonio Conte ka deklaruar se Alvaro Morata ka karakter aq të mirë dhe është aq i sjellshëm sa nuk do hezitonte që t’ia jepte vajzën e tij për gura, shkruan Goal.

Por, Conte ka vazhduar duke thënë se në premier ligë duhet të jenë lojtarët më agresivë, prandaj ashtu e do edhe të riun, shumë më agresiv sesa që është tani.

“E njoh Alvaron mirë, është një djalë shumë i mirë, një person i mirë”, ka thënë Conte.

“Mendoj se është një blerje e mirë nga Chelsea pasi është vetëm 24 vjeçar. Më pëlqen pasi është lojtar i kompletuar dhe ende ka shumë hapësirë për t’u përmirësuar në çdo aspekt”.

“Teknikisht, taktikisht, fizikisht, është lojtar shumë i përkushtuar edhe gjatë ushtrimeve, sjellja e tij është gjithmonë fantastike. Është lojtar tepër i sjellshëm. Më pëlqen edhe se është një shënues shumë i mirë, ai e ndjenë golin në çdo moment”.

“Morata është shumë i mirë edhe në të kupturit se cili është pozicioni më i mirë për t’u gjendur në fushë dhe për ta pranuar topin në zonë. Është asi lloj djali që do t’ia jepje vajzën për grua”.

“Gjithsesi, kur po flasë se ka ende vend për t’u përmirësuar e kam fjalën për këtë pjesë, për shtimin e agresiviteti në lojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat