Man United ofertë marramendëse për Dybala

Futboll

Man United ofertë marramendëse për Dybala

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 10:45
Paulo Dybala

Ai po kalon një super formë teksa po udhëheq dhe Juventusin në kampionat në rrugën e fitoreve me 10 golat e tij, duke u bërë kështu golashënuesi i parë në Itali për momentin.

Bëhet fjalë për talentin argjentinas Paulo Dybala që po mrekullon botën e futbollit me lojën e tij, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane.

Manchester United po mendon seruiozisht që të transferojë Paulo Dybala në ‘Old Trafford’ dhe kanë pregatitur një ofertë prej 175 milion eurosh në drejtim të Juves.

Sulmuesi Argjentinas nuk ka klauzolë në kontratën e tij dhe Juventus po përpiqet që të përfitojë sa më shumë nga situata e tij pasi ai kërkohet edhe nga Barcelona, ku këtë verë u përfol shumë për një kalim të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat