Asllani më i mirë se Kryeziu e Demhasaj!

Futboll

Asllani më i mirë se Kryeziu e Demhasaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:26
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Lausanne-s importoi tri pikë të mëdha në ballafaqim me Luzerni-n, duke e mposhtur me rezultat 3:2, në ndeshjen e javës së nëntë të Kampionatit të Zvicrës. Futbollisti shqiptar, Mersin Asllani, luajti nga minuta e parë për Lausanne-n dhe iu gëzuan trepikëshit të madh.  Hekuran Kryeziu e Shkëlqim Demhasaj u aktivizuan tërë takimin për Luzern-in, por të pafat të paktën që të dalin me një pikë.

Për vendasit shënuan: Juriç (12’-nga penalltia e 60’) dhe për Lausanne-n:  Marin (38’), Geissmann (48’), Margiotta (61’). Luzerni pati mundësi të barazoi rezultatin në minutën e 82-të, por Juriç ka qenë i pasaktë, kurse Demhasaj u ndëshkua me karton të verdhë në fund të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat