Kush i afron 180 milionë euro për yllin e Juves?

Futboll

Kush i afron 180 milionë euro për yllin e Juves?

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:42
Paulo Dybala

Manchester United është gati të bëjë një ofertë të parezistueshme në adresë të sulmuesit 23-vjeçar Paulo Dybala, për ta marrë në skuadër verën e ardhshme. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror” trajneri Jose Mourinho do të ofrojë 180 milionë euro për të marrë sulmuesin bardhezi. Drejtuesit e Juventusit kanë thënë se do të jetë vetë Dybala ai që do të marrë në dorë fatin e tij, pasi në kontratën e tij nuk ka asnjë klauzolë, ndaj ai mund të largohet në çdo moment kundrejt një oferte marramendëse, siç është ajo e United.

Këtë verë edhe Barcelona e kërkoi sulmuesin juventin, por marrëveshja nuk u arrit, ndërkohë që përfaqësuesi i United, Ed Woodward ka nisur bisedimet me menaxherin e Dybala për ta sjellë atë në “Old Trafford” verën e ardhshme.

“Djajtë e kuq” janë të bindur se do ta realizojnë këtë transferim, duke qenë se një vit më parë realizuan edhe kalimin e mesfushorit Paul Pogba nga Juventusi te Manchester United për vklerën e 100 milionë eurove. Woodward ka një marrëdhënie të mirë me Marotta dhe beson se me këtë ofertë do të mbyll para kohë marrëveshjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat