Atmosfera pas ndeshjes te skuadra e Partizanit

Futboll

Atmosfera pas ndeshjes te skuadra e Partizanit

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:07
Iuliano

Atmosfera pas ndeshjes te skuadra e Partizanit nuk ka qenë ndër më të qetat e mundshme. Kjo kuptohej qartë nga fakti se trajneri Mark Iuliano është futur për rreth 30 minuta në dhomat e zhveshjeve të stadiumit të Korçës, duke bërë një mbledhje dhe sipas asaj që deklaroi për “SuperSport”, pas ndeshjes, i ka pyetur lojtarët nëse kishin dyshime te puna që po bënte ai.
iuliano
Përpos aludimeve të përhapura pas humbjes në Korçë për një largim të trajnerit Iuliano, mësohet se presidenti Demi e ka konfirmuar italianin.
Miqtë të presidentit kanë pohuar pas ndeshjes që presidenti Demi nuk është i mendimit për të marrë një vendim drastik ndaj Iulianos, të cilit i duhet me çdo kusht të marrë fitoren e parë ndaj Lushnjës. Ja çfarë tha Iuliano pas ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat