Morina: Kemi një ritëm shumë të vrazhdë

Futboll

Morina: Kemi një ritëm shumë të vrazhdë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:18
Arbnor Morina

Gjilani pa dyshim se duhet të jetë i kënaqur edhe me një pikë në ballafaqim me rivalin e vjetër, Prishtinën. Sfida ndërmjet këtyre rivalëve përfundoi pa gola (0:0), në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbollit. Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, për faqen e FC Prishtina, ka thënë: “Mendoj se në të dy pjesët kemi pasur raste. Por, me gjithë këto mungesa që po na përcjellin, treguam se me gjithë këta djem, janë të denjë të bartin fanellën e Gjilanit.

Edhe një barazim, por duhet përkujtuar që kemi pasur derbi me Feronikelin, me Llapin, Trepçën ’89, Prishtinën dhe tani do ta kemi me Dritën dhe për dallim të ekipeve tjera kemi një ritëm shumë të vrazhdë, por të cilën djemtë janë duke e përballuar për mrekulli dhe edhe sot ritmi i lojës ishte shumë i lartë. Jam shumë i kënaqur me lojën e tyre, me angazhim ku kemi krijuar edhe raste, por nuk pati konkretizim. Patëm më shumë raste se që ka pasur Prishtina, mirëpo ky është derbi dhe në derbi nuk ka favorit. Mbetët që unë kam mbetur trajneri që ende ka bilanc pozitiv me Prishtinën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat