Zeneli vazhdon me formën e mirë në Holandë

Futboll

Zeneli vazhdon me formën e mirë në Holandë

Nga: K.Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:55
Arbër Zeneli

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, vazhdon me formën e mirë në elitën e futbollit holandez. Ai me skuadrën e tij  Heerenveen u kthyen me tri pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Willem II, në kuadër të javës së gjashtë. Zeneli u aktivizua titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 66-të nga Rojas.

Në minutën e 12-të, Lieftink kaloi në epërsi vendasit, por qe jetëshkurtër, ngase mysafirët u mobilizuan dhe shënuan dy herë përmes Schaars (45’) e Kobayashit (59’). Heerenveen është në pozitën e dytë me 14 pikë, një me pak se PSV-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat