Ferguson refuzoi transferimin e Riberyt pasi e shikoi vetëm 45 minuta

Futboll

Ferguson refuzoi transferimin e Riberyt pasi e shikoi vetëm 45 minuta

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:01
Sir Alex Ferguson dhe Franck Riberyn

Sir Alex Ferguson vendosi të mos nënshkruajë me Franck Riberyn te Manchester Unitedi nga Olimpique Marseille në vitin 2006 pasi e shikoi atë për vetëm 45 minuta duke e cilësuar jo shumë të mirë për skuadrën e tij.

Sipas ish-këshilltarit të kryeministrit anglez, Tony Blair dhe shokut të ngushtë të trajnerit Sir Alex Fergusonit, Alastair Campbell, i cili ka botuar tani një libër ka treguar një prapaskenë ku trajneri i Unitedit e mori këtë vendim për Riberyn pas vetëm një pjesë loje.

Campbell ishte pjesë e grupit me Fergusonin, teksa të dy bashkë shkuan ta shikonin Riberyn teksa Marseille luante ndaj Bolton Wanderersit në Kupën UEFA në shkurt të 2006, sipas Sunday Times.

Ribery gjatë kohës te Marseille

Megjithatë, Ferguson, pasi e shikoi pretendoi se anësori francez, i cili u emërua si lojtari i vitit në Ligue 1 për atë sezon – nuk ishte mjaft i mirë për Unitedin.

“Alex po shikonte nga afër Franck Riberyn, sulmuesin e Marseillet, por vendosi me gjysmë loje që ai nuk ishte mjaft i mirë për Unitedin”, ka shkruar Campbell.

Ribery mbeti në Marseille deri në vitin 2007 përpara se të kalonte në gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Që nga atëherë, francezi ka fituar çmime të shumta me klubin gjerman, duke përfshirë shtatë tituj të ligës dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2012-13. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat