Sampdoria la duarbosh Milanin

Futboll

Sampdoria la duarbosh Milanin

Nga: K.Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:28
Lojtarët e Sampdorisë

Futbollistët Duvan Zapata e Ricardo Alvarez, kanë qenë fatal për Milanin! Sampdoria në vatër të vet shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Milanit, në ndeshjen e javës së gjashtë në Serie A. Në minutën e 72-të, Zapata përfitoi nga një gabim i mysafirëve dhe nga afërsia me një goditje të fortë e mposhti portierin Donnarumma. Në fund të takimit (90+1), Milani pësoi edhe një gol tjetër dhe që varrosi të gjitha shpresat për rezultat pozitiv. Ricardo Alvarez thelloi fitoren (2:0) e Sampdorisë. Për Milanin është një humbje e rëndë, skuadër që mban pozitën e pestë me 12 pikë, apo ka një më shumë se Sampdoria që renditet në vend të gjashtë. Sampdoria la duarbosh Milanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat