Nuk mjaftoi as goli i Gjasulës

Futboll

Nuk mjaftoi as goli i Gjasulës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 15:28
Jurgen Gjasula

Futbollisti shqiptar, Jurgen Gjasula, me gjithë që shënoi për Greuther Furthin, goli i tij nuk mjaft për rezultat pozitiv! Greuther Furth vazhdon me lojëra të dobëta dhe pësoi humbje në konak të vetin me rezultat 3:1 nga Nurnbergu, kësisoj futen edhe më shumë në krizë të rezultateve.

Gjasula luajti titullar dhe ka qenë i saktë nga penalltia në minutën e 79-të, por nuk mjaftoi që të dalin më mirë në këtë sfidë. Nurnbergu luajti mirë dhe ngadhënjeu falë golave të Ishak (9'), Teuchert (59') e Behrens (90+4). Nurnbergu mban vendin e dytë me 16 pikë, kurse Greuther Furth është ngujuar në pozitën e parafundit (i 17-ti(me 4 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat