Sarri: Skuadra po bëhet më e ‘egër’

Futboll

Sarri: Skuadra po bëhet më e ‘egër’

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 15:35
Sarri

Gjashtë fitore në 6 javët e para të Serie A e bëjnë skuadrën e Napolit padyshim rivalen kryesore të Juventusit, teksa të dyja ekipet ndajnë kreun me nga 18 pikë të plota. Mbrëmë, skuadra napoletane fitoi me vështirësi 3:2 në fushën e Spal, një fitore e vuajtur por e rëndësishme për të ndjekur ritmin e bardhezinjve.

“Jam i kënaqur edhe pse duhet të përmirësojmë diçka, duke parë se pësuam dy gola. Skuadra po bëhet më e “egër” dhe reagon në momentet e vështira dhe kjo është e rëndësishme për të treguar forcën ndaj çdo rivali”, tha trajneri i Napolit, Maurizo Sarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat