Arlind Ajeti me FC Crotonen shijuan fitoren e parë në Serie A. Crotone arkëtoi tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Beneventon. Ajeti luajti standard, duke dhënë maksimumin , ndërsa Ledian Memushaj u paraqit nga minuta e parë për Beneventon, por u zëvendësua në minutën e 59-të.
Mandragora në minutën e 43-të e Rohden në atë të 57-tën, shënuan për fitoren e Crotones, e cila ngjitet në pozitën e 16-të me 4 pikë, kurse Benevento renditet e fundi me 0 pikë pas gjashtë jave të luajtura. Duhet shtuar, se Viola humbi penalltinë në minutën e 85-të, kur ka pasur mundësi ta ngushtoi humbjen.