Interi mezi fitoi! Hetemaj zëvendësues në triumfin e Chievos

Futboll

Interi mezi fitoi! Hetemaj zëvendësues në triumfin e Chievos

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Interi me mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 1:0 kundër Genoa-s. Në minutën e 87-të, Danilo D'Ambrosio nga afërsia me kokë e plasoi topin në rrjetë, kësisoj i solli tri pikë të mëdha zikaltërve, të cilët renditen në vend të tretë me 16 pikë të fituara.

Skuadra e Chievo-s nga Verona importon tri pikë që nuk maten as me ari, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Cagliari-n.  Përparim Hetemaj u aktivizua nga minuta e 33-të, angazhimi i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh në triumfin e Chievos. Në minutën e 53-të, futbollisti Inglese me zgjuarsinë e tij, goditi me kokë nga afërsia dhe shënoi, ndërsa Stepinski (90+3’) realizoi për fitoren 0:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat