Bajrami realizoi për fitoren e Grasshoppersit

Futboll

Bajrami realizoi për fitoren e Grasshoppersit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:10
Pamje nga ndeshja

Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, shënoi gol për fitoren e thellë të Grasshoppersit në konak të Luganos, me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së nëntë të Kampionatit të Zvicrës. Bajrami luajti standard, i cili shënoi në minutën e 77-të për epërsinë 2:0. Golat i shënuan: Sigurjonsson (38’-nga penalltia), Bajrami (77’) e Pusic (80’).

Alban Pnishi u aktivizua në minutën e 69-të, duke kontribuar në këtë fitore të madhe të skuadrës së tij, e cila renditet në vend të pestë me 12 pikë. Pajtim Kasami, Burim Kukeli e Ermir Lenjani me Sionin si vendas pësuan me 1:0 nga lideri Young Boys.  Kukeli u zëvendësua në minutën e 77-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat