Neymar ka pagë më të madhe se Ronaldo dhe Messi

Futboll

Neymar ka pagë më të madhe se Ronaldo dhe Messi

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 18:55
Neymar

Braziliani sipas marrëveshjes me PSG fiton më shumë se tre milionë euro në muaj, apo 4 mijë euro në orë.

Neymar është futbollisti i dytë më i paguar i botës, sipas informacioneve të Football Leaks, të cilin e ka publikuar Der Spiegel.

Sipas marrëveshjes me PSG, braziliani fiton 3.069.520 euro në muaj, përkatësisht 36,8 milionë euro në vit.

Kjo nënkupton se ai fiton 100.000 euro për një ditë, ose 4.000 euro për një orë, derisa çdo minutë e tij në klubin parisien kushton 66 euro.

Futbollisti më i paguar në botë është Carlos Tevez, i cili luan në Kinë. Ai fiton 38 milionë euro në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat