Zidane ka 21 titullarë

Futboll

Zidane ka 21 titullarë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:58
Zinedine Zidane dhe Dani Ceballos

As barazimet dhe as humbjet nuk do ta ndalin Zidanen të vazhdojë me rrotacione. Ceballos u bë ndaj Alavesit lojtari i 21’të që ka startuar deri më tani këtë edicion për “Los Blancos”.

Pavarësisht se Real Madridi e ka nisur keq sezonin e ri dhe është shtatë pikë prapa Barcelonës, Zinedine Zidane nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga plani i rrotacioneve.

Për francezin, rrotacionet janë të pa negociueshme dhe do të vazhdojë në këtë mënyrë, pavarësisht rezultateve.

Dani Ceballos të shtunën u bë lojtari i 21 që ka startuar për “Los Blancos” këtë edicion. Talenti 21 vjeçari ia siguroi tri pikë Realit në ndeshjen e parë si titullarë, duke shënuar dy golat në fitoren 2:1 ndaj Alavesit.

“Për mua të gjithë janë titullarë”, është fjalia që vazhdon ta përsëritë Zidane dhe po e aplikon ndeshje pas ndeshje.

Vetëm 3 lojtarë prej 24 të mundshmeve nuk kanë luajtur këtë edicion: Achraf, Vallejo dhe Luca Zidane, raporton AS.

Ja lojtarët me më së shumti minuta të luajtura në sezonin 2017/18:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat