Juventusi dhe Interi mendojnë transferimin e Piques

Futboll

Juventusi dhe Interi mendojnë transferimin e Piques

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 22:10
Gerard Pique

Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique është në radarin e klubeve të mëdha të kampionatit italian, Serie A, Juventusit dhe Interit.

Marrëveshja e Piques është valide deri në vitin 2019, edhe pse ka një ndjenjë brenda Barcelonës se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me klubin katalunas.

Mbrojtësi spanjoll tashmë ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar me Spanjën pas kampanjës së Kupës Botërore.

Dhe ai gjithashtu mund të vendos për qëndrimin ose jo të tij me Barcelonën, me ardhjen e interesit të fortë italian.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane, Juventusi dhe Interi po e shikojnë situatën e Pique këtë sezon.

Në rast se Pique vendos të largohet nga Camp Nou atëherë dy gjigantët italianë do të provojnë transferimin e tij duke dërguar oferta në drejtim të Barçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat