Spalletti ka një këshillë për Icardin, por tregon se Interi beson tek ai

Futboll

Spalletti ka një këshillë për Icardin, por tregon se Interi beson tek ai

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 23:59
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur për mungesën e golave nga Mauro Icardi.

Tekniku italian e ka këshilluar argjentinasin të kthehet mbrapa pasi ashtu do prish strukturat e mbrojtës kundërshtare.

Përkundër kësaj, ai ka thënë se gjithë Interi beson te Icardi dhe se vazhdimësia e golave do rikthehet.

“Icardi? Ai duhet të kthehet prapa dhe të luajë me topin. Kështu ai do t’i largojë lojtarët që e ruajnë, por edhe ne duhet ta shërbejmë më mirë. Besojmë tek ai”.

“Ne jemi skuadra me më së shumti harkime, besojmë te Icardi dhe do ta mbështesim”.

“Duhet ta rikrijojmë një mentalitet, një shpirt. Tifozët janë motivim, duhet të tregojmë karakter për të reaguar”, ka thënë Spalletti.

Interi renditet në vendin e tretë me 16 pikë, dy më pak se Napoli e Juventusi.

Ndeshja e ardhshme është ndaj Beneventos, pastaj kundër Milanit në derbin lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat