Olympiakos largon Besnik Hasin, pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Olympiakos largon Besnik Hasin, pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 06:37
Hasi

Humbja e Olympiakosit 3-2 në derbin përballë AEK-ut të Athinës i ka kushtuar shtrenjtë Besnik Hasit. Sipas mediave greke, disfata në derbi, në një kohë kur skuadra nga Pireu ishte në avantazhin e dy golave në pjesën e parë shkaktoi një reksion zinxhir, me krerët e klubit që vendosën të prishin bashkëpunimin me trajnerin shqiptar.

Humbja me përmbysje në derbi ishte ajo që vendosi vulën, pasi krerët e Olympiakosit dhe tifozët janë shfaqur të pakënaqur me ecurinë e skuadrës, që në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje me Sportingun në Champions dhe AEK-un, ka barazuar me Ksanthin dhe Asterasin, ndërsa me këta të fundit ka regjistruar fitoren e vetme në Kupë.

Sipas mediave greke, sapo ekipi të kthehet në Pire, drejtuesit e klubit do të takohen me Besnik Hasin për ti dhënë fund bashkëpunimit me trajnerin. Hasi u emërua në krye të stolit bardhekuq gjatë verës, duke realizuar objektivin madhor të Olympiakosit, duke e kualifikuar skuadrën në fazën e grupeve të Championsit.

Por, vetëm kjo arritje nuk ka mjaftuar, pasi paraqitjet larg pritshmërive në startin e edicionit në Superligën greke e kanë vendosur shpeshherë trajnerin në qendër të kritikave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat