Atalanta e Berishës barazon në fushën e Fiorentinës

Futboll

Atalanta e Berishës barazon në fushën e Fiorentinës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 07:45
ilustrim

Në sfidën e mbrëmjes Atalanta e Etrit Berishës barazoi 1-1 në fushën e Fiorentinës. Portieri kuqezi nuk mund të bënte asgjë në të 12-ën, përballë ekzekutimit fantastik të Federico Chiesas.

Bergamaskët kishin raste të panumërta për të barazuar, por ish-portieri i zikaltërve Sportiello u shfaq fantastik, madje duke neutralizuar edhe 11-metërshin e Alejandro Gomez në të 62-ën.

Atalanta nuk u dorëzua deri në fund, ndërsa për të mbajtur ekipin e tij në lojë mendoi edhe Berisha në kohën shtesë, që i vodhi kohën Babakar dhe evitoi një gol të sigurt.

Një episod vendimtar, pasi Frojlë në sekondat e fundit barazoi rezultatin duke i dhënë Atalantës një pikë të vuajtur në stadiumin “Franchi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat