Newcastle thyhet pas tre fitoreve radhazi

Futboll

Newcastle thyhet pas tre fitoreve radhazi

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 07:48
Newcastle

Brighton i jep fund ecurisë pozitive të Newcastle, duke i shkaktuar skuadrës së Rafa Benitez humbjen e parë pas tre fitoreve radhazi.

Goli që vendosi sfidën ndërmjet dy skuadrave të kthyera në elitë u realizua nga Hemed në minutën e 51-të të lojës. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për Brighton, që ngjitet në kuotën e 7 pikëve, aq sa ka edhe Evertoni dhe i largohet zonës së rënies nga kategoria, aty ku për momentin ndodhet West Ham.

Në anën tjetër, Newcastle mbetet në pjesën e qetë të renditjes me 9 pikë të grumbulluara dhe është vetëm dy pikë larg zonës së Kupave të Europës.

Humbja e tretë sezonale erdhi si një zhgënjim për skuadrën e Benitez, që pas paraqitjes mjaft të mirë në ndeshjen me Stoke City humbi shansin të kalonte Tottenhamin dhe Liverpoolin në klasifikim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat