Bardhi pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane, Levante shpreson në rinovimin

Futboll

Bardhi pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane, Levante shpreson në rinovimin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 09:50
Enis Bardhi

Enis Bardhi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në sezonin 2017/18 në La Liga.

22-vjeçari me tre golat nga gjuajta e lirë në pesë ndeshje në kampionatin spanjoll ka treguar se ka një të ardhme të madhe para.

Nisur nga kjo shumë klubet evropiane kanë kthyer sytë nga numri 10 i Levantes.

Por, Levante shpreson që shqiptari të rinovojë edhe një herë kontratën, këtë herë për dy vite tjera.

Ylli i ri i Përfaqësues së Maqedonisë me këtë rast do të pajtohej të ishte pjesë e Les Granotes deri në vitin 2022.

Bardhi u komentua edhe për polemikat që kishte me një nga bashkëlojtarët për të gjuajtur gjuajtjen e lirë ndaj Real Sociedadit.

Ditë më parë mesfushori kishte zbuluar se dëshironte të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, por ai nuk kishte marrë asnjë përgjigjeje, duke u injoruar kështu totalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat