Vazhdohet me probleme në futbollin e Kosovës

Futboll

Vazhdohet me probleme në futbollin e Kosovës

Nga: Skënder Selmani Më: 25 shtator 2017 Në ora: 10:53
Skënder Selmani

Debate

Të dielën mbrëma në tri Televizionet e Kosovës, ishte tema e futbollit, për të njëjtin problem nga të ashtuquajturit analist dhe ekspertë, u dhanë mendimet e ndryshme, edhe ma qesharake u lidhnin ne rregullore, dhe asnjëri se interpretonte njëjtë rregulloren.

Haptas u përmenden tërheqja nga Liga, u përmenden keset e mbushura, me artikuj u përmenden 300 eurot për refer, u përmenden edhe akuza të rënda me emër dhe mbiemër kundër personave kyq të federatës dhe kto ishin paralajmërime që një kohë, dhe ata persona kyq nuk e panë te arsyeshëm të vijnë në Studio dhe të ballafaqohen me këto akuza të rënda. Siç po duket haptas FFK personat kyq tregojnë të gjithëve se ne veprojmë ashtu siç dojmë vetë, kush don le të shkon kush don le të rrinë, na jemi të përjetshëm këtu. Shumë vite janë paralajmëruar këto të këqija në futbollin e Kosovës, dhe asgjë vetëm e vetëm se pengesë janë servilët, të uritur shpirtërisht që janë edhe kryesorët në këto të këqija.

Kështu është dhe kështu do të jetë derisa është i njëjti bord, të njëjtit të ashtuquajtur analista, që mendimet e tyre i bazojnë vetëm në interes apo qysh janë të parapaguar të flasin ku janë të ndarë në servil të FFK-së, në servil të dikujt që donë të bëhet i plotfuqishëm apo servil te individëve. Derisa është e njëjta politik, derisa TV nuk e kyqin edhe publikun në debat dhe derisa gazetarët disa sportiv nuk e mbrojnë interesin e përgjithshëm nuk pritet diçka e mirë në të ardhmen.  

Duhet luftohet të këqijat pavarësisht a janë brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, apo nëpër klube apo nëpër shoqata të trajnerëve apo të gjyqtarëve. Një kohë të gjatë kam deklaruar se gjyqtarët duhet me qenë të pavarur nga Federata e Futbollit e Kosovës, nëse shkelet rregullorja atëherë FFK duhet të reagojë në bazë të propozicioneve të garave. Nuk duhet askujt t’ia bëjmë qejfin, por të punojmë profesionalisht, sepse u derdh shumë mund e djersë derisa kemi arritur në këtë pikë, madje brez pas brezi është sakrifikuar, ka pasur shumë të maltretuar e të rrahur, të burgosur e madje edhe të vrarë nga regjimi kriminal serb, vetëm e vetëm ne sportistët tanë që kemi luftuar të jemi me sport aty ku duhet dhe e meritojmë dhe jo të lejojmë të shkatërrohet për interesat  personale dikujt tjetër.

Federata nuk guxon t’i ikë ballafaqimit, sepse ikja e saj vjen në pyetje kredibiliteti i futbollit në vendin tonë. Sugjerojë analistat që në futboll nuk ka prekje të lehtë as të rëndë, faulli është faull. Duhet shkurt shqip interpretimi të jetë i njëjtë, pa anime, por vetëm me korrektësi dhe mos të jenë servil të dikujt në dhënien e mendimit.

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-95, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat