Një shqiptar në 11-shin e javës në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Një shqiptar në 11-shin e javës në Kampionatin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:15
Nedim Bajrami në një duel

Mesfushori i talentuar shqiptar, Nedim Bajrami, është në 11-shin më të mirë të javës së 9-të në elitën e futbollit zviceran. Si zakonisht, prestigjiozja zvicerane  “Blick” nxjerrë lojtarët më të mirë të javës, ku në mesin e tyre është edhe Bajrami që shënoi golin e parë në kampionat dhe për fitoren e Grasshoppersit në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Luganos.

Në 11-shin e javës janë: Thomas Castella (Lausanne), Milan Vilotic (Grasshoppers), Silvan Hefti (St. Gallen), Stjepan Kukuruzovic (St. Gallen), Nedim Bajrami (Grasshoppers), Joel Geissmann (Lausanne), Roman Buess (St. Gallen), Roger Assale (Young Boys) dhe Dimitri Oberlin (Baseli).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat