Opinioni të mësojë skenarët e FFK-së

Futboll

Opinioni të mësojë skenarët e FFK-së

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 25 shtator 2017 Në ora: 11:29
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Ashtu siç edhe pritej të ndodhë, po ndodhë, por me një ritëm pak me të shpejtuar për dallim nga e kaluara, të shfaqen “skenarët e turpshëm të organizuara” nga vetë FFK. I guximshëm ishte mbrëmë reagimi i drejtë i kryetarit të KF Ferronikelit z. Ekrem Elshani, ku në fakt ai paraqiti dëshmitë dhe të vërtetat rreth veprimeve të turpshme “të klanit degradues udhëheqës” brenda FFK-së. Edhe në të kaluarën ka patur reagime të shumta ndaj dukurive degraduese që organizoheshin dhe po organizohen nga vetë strukturat udhëheqëse të FFK-së, por mbrëmë z. Elshani ngriti në kulm pasqyrimin dhe dëshmitë se si po zbatohen urdhrat dhe skenarët e prijësve të futbollit të Kosovës, e aq me bindëse janë këto dëshmi kur vijnë nga një kryetar dhe donator i një klubi me trofe.

Është krim ajo çka po ndodhë në futbollin e Kosovës, si po abuzohet dhe si po shkelet mbi djersën e futbollistëve, punën e trajnerëve dhe paranë e investitorëve apo donatorëve, është krim përgatitja e skenarëve të ndryshme degraduese, mu nga ata që vetë duhet ti luftojnë këto dukuri negative.

Ti premtojnë prijësit e federatës ndonjë klubi që kanë interes nga ai titullin apo kupën e me këtë të nënçmojë klubet tjera dhe ato të i llogarisë vetëm si numër, të shkelë mbi parimet, kriteret dhe rregulloret e veta, dëshmon qartë se në FFK ka një qasje jo të duhur, dhe dikush po pasurohet në mënyrë të paligjshme dhe mbi djersën e futbollistëve, trajnerëve dhe donatorëve. Një kryetar klubi ka përgjegjësinë e madhe dhe nga kjo na shton bindjen se deklarimet dhe dëshmitë e z. Elshani por edhe video skandalet, shkelja e rregulloreve të punës, falsifikimet etj. duhet ti kuptojë opinioni i gjerë futbolldashës dhe ashpër të reagojë në parandalimin e këtyre dukurive negative, degraduese dhe poshtëruese, të parandalojnë krimin që po i bëhet futbollit të Kosovës, që gjenerata të tëra kanë investuar për të arritur aty ku jem sot.

Nuk është për t’u habitur reagimi i Ismet Munishit ndaj deklaratës së z. Elshani, sepse vetë ky trajner ishte pjesë e video skandaleve dhe kaloi me “një dënim qesharak” dhe disa herë shpëtoi nga dënimet duke u shikuar nëpërmes gishtërinjve.

Pra, a po fillon një epokë e re që në fillim të këtij kampionati, që klubet të marrin guximin për ti luftuar vetë këto skenare dhe degradime që po ndodhin nga vetë federata me vite të tëra në futbollin e Kosovës.

Unë mendoj se z. Elshani mbrëmë hapi rrugën klubeve tjera dhe gjithë opinionit futbolldashës që të ngrisin zërin ndaj çdonjërit që shkelë mbi djersën e futbollistëve, trajnerëve, donatorëve, tifozerisë etj.

Sa me shpejtë që largohen, të korruptuarit ,degraduesit, shkelësit e parimeve, statutit, rregulloreve nga FFK, aq me shpejtë futbolli i Kosovës do të lirohet nga “kthetrat e krimit të organizuar” dhe ngulfatja që po e mbanë kjo garniture udhëheqëse tash e një dekadë.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat