FFK-ja njofton për çmimin e biletave të ndeshjes Kosovë-Ukrainë

Futboll

FFK-ja njofton për çmimin e biletave të ndeshjes Kosovë-Ukrainë

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Edhe pak ditë kanë mbetur deri të zhvillimi i ndeshjeve të xhiros së nëntë dhe të dhjetë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Kosova do të luajë me Ukrainën në Shkodër dhe pastaj si mysafir i Islandës. Federata e Futbollit e Kosovës njofton edhe për çmimin e biletave ndaj Ukrainës. “Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Ukrainë, e cila do të luhet më 6 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në ora 20:45. Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro

Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro

Tribunat D1, D4 = 15 Euro

Tribunat D2, D3 = 20 Euro

Tribunat A, B = 30 Euro

Tribuna VIP = 80 Euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat