Mbrojtësi i majtë i Shkëndijes nga Tetova, Ivan Çelikoviç, në takimin e fundit me Skopjen ishte i pafat pasi qëndroi në fushë vetëm 10-të minutat e para. Pas një topi të pastruar mbrojtësi shkeli keq në tokë dhe ndjeu dhimbje në kyçin e këmbës, ndërsa përkundër ndihmës mjekësore nuk mundi të vazhdojë lojën dhe si pasojë u zëvendësua nga braziliani Stenio Junior.
Ekipi mjekësor sot do të kryejë testime shtesë, ndërsa diagnoza e saktë e lëndimit të kroatit do të mësohet të martën kur janë caktuar ekzaminimet e detajuara mjekësore, thuhet nga FC Shkëndija. Shkëndija është në siklet, sepse lutet që. Lëndimi mos të jetë edhe serioz.