Nainggolan: Me forcimin e Interit dhe Milanit ky sezon është më interesant në Serie A

Futboll

Nainggolan: Me forcimin e Interit dhe Milanit ky sezon është më interesant në Serie A

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:32
Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka thënë se sezoni 2017/18 është më interesant se ai i kaluari.

E gjitha kjo pasi sipas belgut pasi Interi dhe Milani janë kthyer fuqishëm, por ata duhet të vazhdojnë të brengosën vetëm për gjërat brenda klubit.

“Shumë kritika për skuadrën e Romës? Për mua është herët të flasim”, ka thënë begu për Roma TV.

“Ne duhet të vazhdojmë me atë që jemi duke bërë dhe të tentojmë të realizojmë atë që trajneri na kërkon”.

“Do e shikojmë ku do të përfundojmë. Do ketë ndeshje më interesante se në të kaluarën pasi Interi dhe Milani janë forcuar”.

“Ne duhet të mendojmë për vetën dhe të punojmë fort, ndryshe do kalojmë presionin tek ne”.

“Kemi luajtur ndaj Interit dhe kemi humbur. Duhet të luajmë pa u brengosur për gjërat tjera, pas kësaj do shikojmë se ku do të përfundojmë”, ka shtuar Nainggolan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat