Ky gjyqtar gjykon ndeshjen Skënderbeu - Young Boys

Futboll

Ky gjyqtar gjykon ndeshjen Skënderbeu - Young Boys

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:38
Kevin Blom

UEFA ka përzgjedhur një trupë gjyqtarësh holandezë për sfidën e “Elbasan Arenës” mes Skenderbeut dhe Young Boys në raundin e dytë të ndeshjeve të në grupe të Europa League.

Gjyqtar kryesor do të jetë i i mirënjohuri Kevin Blom, ndërsa ndihmës të tij Charles Schaap, Joost van Zuilen dhe Jeroen Manschot.

Blom bën pjesë na kastën e gjyqtarëve më të rëndësishem të FIFA-s, pasi ka gjykuar në vazhdimësi ndeshje të kompeticioneve më të rëndësishme europiane, ndërsa për publikun shqiptar mbahet mend sidomos për drejtimin e ndeshjes Shqipëri – Norvegji, e vlefshme për eliminatoret të Botërorit 2014, ku vendosi ai gol i mrekullueshëm i Hamdi Salihit, pas një skeme të aplikuar me shumë zgjuarsi nga kuqezinjtë që atëherë drejtoheshin nga Gianni De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat