“Skifterat”: Ne nuk i shajmë sot, për ti përqafuar nesër

Futboll

“Skifterat”: Ne nuk i shajmë sot, për ti përqafuar nesër

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:32
Skifterat

Të gjithë janë në pritje të derbit më të madh në vend, në mes Dritës dhe Gjilanit. Dy skuadrat nga i njëjti qytet premtojnë spektakël, për ndeshjen e cila luhet gjatë kësaj të enjte në orën 15.30, në kuadër të javë së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës. Në faqen e FC Gjilani  - Skifterat” është një postim interesant. “Ka kohë që kemi tregu se si dashurohet klubi zemrës.

Kemi tregu edhe si mbështetet, e më së miri si mbrohet dhe si luftohet për të.

Vazhdojmë ta përsëritim se "Nuk janë 11 lojtarë - Jemi 12 luftëtarë".

Ne nuk i shajmë sot, për ti përqafuar nesër.

Humbjen dhe fitoren e ndajmë së bashku, sepse e tille është familja jonë.

Qytetarë të Anamoravës, dhe ju komunitete të ngjyrave tjera, ju ftojmë të enjten me fillim në ora 15:30 stadiumin e qytetit "Agim Ramadani - Katana" për të ndjekur nga afër ekipin përfaqësues të qytetit Kuq e Bardh i cili së bashku me SKIFTERAT do të vazhdojnë të qëndrojnë të pamposhtur duke mos njohur humbje”, shkruajnë ‘Skifterat, tifozët më të zjarrtë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat