Reali vendos për Allin si galaktikun e radhës, ofron edhe lojtarë si pjesë të ofertës

Futboll

Reali vendos për Allin si galaktikun e radhës, ofron edhe lojtarë si pjesë të ofertës

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 18:40
Dele Alli

Real Madridi po planifikon ‘rrëmbimin’ e talentit anglez të Tottenham Hotspurit, Dele Alli, për të cilin mendon edhe një ofertë shkëmbimi me një futbollistë pjesë të marrëveshjes.

Klubi mbretëror mendon ende përforcimin e skuadrës dhe është duke shikuar emra të ndryshëm për t’i transferuar në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Reali ka piketuar yllin anglez, Dele Alli dhe dëshiron të nënshkruaj me ta, duke ofruar edhe lojtarë si pjesë të marrëveshjes.

Mediumi spanjoll thekson se Mbretërit në ofertën në kesh po mendojnë të fusin edhe mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, i cili do shkonte në drejtimin e kundërt.

Alli është nën kontratë me klubin londinez deri në vitin 2022 dhe shefi i Tottenhamit, Daniel Levy e ka bërë të qartë se ai nuk është në shitje për asnjë çmim.

Megjithatë, Presidenti i Realit, Florentino Perez ka vendosur dhe mendon se Alli duhet të jetë një ‘Galaktico’ tjetër dhe thuhet se shpreson që ai të mund të largoj Kovacic si favorit për të qenë pjesë e një marrëveshjeje sensacionale për shkëmbimin e janarit.

Yllit anglez, 21 vjeç, po iu premtohet një lëvizje e ëndrrave në Bernabeu pas largimit nga përfaqësuesit afatgjatë të kompanisë Impact Sports Management.

Agjentët e njohur, Jorge Mendes dhe Mino Raiola janë ndër ata që janë në ‘luftë’ dhe do të ishin të lumtur nëse do të merrnin nën menaxhim mesfushorin Spursave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat