Zidane: Ndaj Dortmundit është sfidë e madhe për të fituar

Futboll

Zidane: Ndaj Dortmundit është sfidë e madhe për të fituar

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:06
Zinedine Zidane

Pavarësisht një fillimi të vështirë për sezonin të ri në La Liga, Zinedine Zidane  është optimist përpara takimit të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma me Borussia Dortmund, ku pret që skuadra e tij të luaj një ndeshje të madhe.  

Trajneri këmbëngul se besimi nuk ka rënë brenda skuadrës. Kampionët evropianë dhe spanjollë tashmë janë shtatë pikë prapa Barcelonës , por një fitore ndaj Alaves në fundjavë mund të sigurojë një platformë mbi të cilën mund të ndërtojnë në javët e ardhshme, duke filluar nga udhëtimi në Gjermani.

“Ndihemi mirë. Pas fitores në fundjavë ne po shikojmë përpara për ndeshjen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp të para ndeshjes.

Megjithatë, trajneri francez pranon se nuk do të jetë një natë e lehtë në Dortmund, por është i vendosur që skuadra e tij të luajë futboll të mirë.

“Është e vështirë të luhet në atë stadium. Ata frymëzojnë për futbollin e Ligës së Kampionëve. Ne nuk kemi fituar kurrë në Dortmund dhe është një sfidë [për të fituar]”.

“Ne duam të luajmë me futboll të mirë dhe të bëjmë një ndeshje e mirë”.

“Nuk jam i shqetësuar për pranimin e shanseve kundër kundërshtarit. Ajo që na shqetëson është të luash futboll të mirë, pasi kundërshtarët janë atje për t’ju vënë në vështirësi”.

“Unë besoj në atë që po bëjmë dhe lojtarëve që kemi, nëse shënojmë gola nesër, mirë, por ne duhet të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në fundjavë”, përfundoi trajneri francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat