Ancelotti nostalgjik për PSG-në, emocionohet para rikthimit në Parc des Princes

Futboll

Ancelotti nostalgjik për PSG-në, emocionohet para rikthimit në Parc des Princes

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:50
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se ndihet i emocionuar para rikthimit të tij në stadiumin e ish-skuadrës, Paris Saint-Germain, Parc des Princes.

Skuadra aktuale e Ancelottit, Bayern Munich do të udhëtoj drejt Parisit për tu ndeshur të mërkurën mbrëma në Parc des Princes në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kështu, mediat evropiane më shumë janë thelluar tek rikthimi i trajnerit italian te ish-skuadra e tij, PSG.

Kur është pyetur për rikthimin e tij në Paris, italian është shprehur se ndihet i emocionuar, pasi do të takojë tifozët dhe disa nga ish-lojtarët e tij.

“PSG-Bayern? Jam i emocionuar. Do të gjej një skuadër të Paris Saint-Germain që ka ndryshuar shumë nga kur u largova në vitin 2013”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Klubi është përmirësuar, ata kanë më shumë përvojë dhe kanë shpenzuar shumë para. Tani ata janë një klub i madh”.

“Jam i lumtur të kthehem në Parc des Princes dhe të shoh përsëri tifozët dhe lojtarët si Thiago Silva, Rabiot, Motta, Verratti dhe Pastore”.

“Kemi pasur një marrëdhënie të mirë dhe më mungojnë ato. Unë jam gjithmonë në kontakt me presidentin Nasser Al-Khelaifi”, përfundoi trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat