Media gjermane: Zakaria është makineri më e mirë luftimi sesa Xhaka

Futboll

Media gjermane: Zakaria është makineri më e mirë luftimi sesa Xhaka

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 shtator 2017 Në ora: 00:41
Denis Zakaria

 Lojtari i ri i Gladbacher Denis Zakaria (20) është rrugës për t’u kthyer titullar, ndërsa magazina e futbollit «11 Freunde» bën paralele mes tij dhe Paul Pogba, shkruan “Bota sot”.

Granit Xhaka sot është titullar i padiskutuar i Arsenalit, ndërsa këtë pak kush e mendonte gjatë sezonës së tij të parë në Gladbach. Sot ai dirigjon edhe mesfushorin zviceran Denis Zakaria. Megjithatë Zakaria ka një pasim të saktë prej 95%, ka shënuar një gol dhe një asistim duke tejkaluar, sipas mediave, edhe mashinerinë e pasimeve Dahoud (ish-Gladbach, tani Dortmund) dhe mashinerinë e luftimit Xhakën.

“Sfera e lojës së tij është Pogba dhe ka më shumë cilësi të mira prej lojtari,” shkruan me magazinën e futbollit. Kjo është shpresë për Zvicrën që Zakaria të tejkalojë Xhakën. Kjo shpresë rritet pasi Xhaka nuk kishte këtë sukses gjatë sezonës së tij të parë në Gladbach./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat