Problem i madh në Paris Saint-Germain, fajtor Neymar

Futboll

Problem i madh në Paris Saint-Germain, fajtor Neymar

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 07:37
Neymar

Neymar ka krijuar një problem të madh në Paris Saint-Germain.

Paris Saint-Germain ka problem në zhveshtoren e ekipit.

Raporti mes futbollistëve nuk është më i miri dhe për këtë fajësohet përforcimi i ri, Neymar.

Sulmuesi brazilian u përplas me Edinson Cavanin për ekzekutimin e një penalltie gjatë ndeshjes kundër Olympique Lyon.

Por, kacafytja e tyre ka lënë gjurmë në komplet ekipin, shkruajnë mediat franceze.

Atmosfera në skuadër nuk është më njësoj pas telasheve mes Neymarit dhe Cavanit.

Andaj, trajneri Unai Emery dhe drejtuesit e klubit janë duke punuar për rregullimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat