Liria fton publikun për përkrahje korrekte

Futboll

Liria fton publikun për përkrahje korrekte

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:46
Pamje nga një ndeshje

Derisa shumica e skuadrave të Vala Superligës por dhe të Ligës së Parë, po kanë telashe me tifozë, kjo nuk ndodhë me Lirinë.

Tifozëria prizrenase që ka përkrahur në vazhdimësi Lirinë, ka ditur gjithmonë të jetë korreket.Ajo ka respektuar poashtu edde rivalët, madje edhe i ka duartrokitur në shumë raste dhe do të vazhdojë njëjtë.
Këtë korrektësi dhe përkrahje për skuadrën, Bordi i Lirisë, futbollistët dhe stafi tjetër teknik, e kërkojnë edhe të mërkurën në lojë me Drenicën, si dhe në gjithë nsdehjet në vijim të edicionit 2017/2018.
‘Jemi dëshmitarë që Komisionet përkatëse të FFK-së, po gjobisin rëndë klubet, zyrtarët e tyre dhe futbollistët për raste të ndryshme. Spikasin dënimet për fyerje të tifozëve drejtuar gjyqtarëve, që kjo s’ka të bëjë me Lirinë si skuadër. Andaj, presim nga Arpagjikt’t dhe tifozët tjerë të shumtë që të jenë shembull në përkrahjen e ekipit tonë, duke qenë gjithnjë korrektë. Kjo edhe është ndihma më e mirë për Lirinë’, thotë drejtori, Erxhan Dana, për faqen e klubit, duke folur në emër të Bordit.
Ndeshja, Liria-Drenica, luhet të mërkuren në ora 13.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat