Çelikoviç qetëson Shkëndijen

Futboll

Çelikoviç qetëson Shkëndijen

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:07
Ivan Çelikoviçi

Asgjë serioze me lëndimin e futbollistit Ivan Çelikoviçit, pasi mbrojtësi i majtë pritet të rikthehet në terren mbrenda një jave. Testet mjekësore kanë vërtetuar se lëndimi i pësuar në fillim të takimit të xhiros së 7-të në LPFM të dielën në Shkup kundër Skopjes nuk është i natyrës së rëndë. Futbollisti i Shkëndijes nga Tetova ka pësuar distorzion të shkallës së parë në kyçin e këmbës dhe ekipi mjekësor parashikon që rikuperimi i plotë të zgjas një javë.

Kjo nënkupton se kroati do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës me Renovën, ndërsa nëse gjithçka do të jetë si duhet besohet se do të jetë gati për në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat