Mustafi lavdëron djelmoshat e Arsenalit

Futboll

Mustafi lavdëron djelmoshat e Arsenalit

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 17:09
Mustafi gjatë një dueli

Shqiptarët Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka luajtën standardë për Arsenalin, e cila ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj West Bromwich-it.  Futbollistët shqiptar treguan angazhim të madh për fitoren domethënëse dhe që e përmirëson dukshëm renditjen e ‘Topçinjve’, të cilët renditen në vend të shtatë me 10 pikë pas gjashtë jave në Premier League, gjashtë me pak se Manchester City e Manchester Utd.

Mbrojtësi Mustafi iu është gëzuar fitores, duke shkruar: “Punë e mirë nga djemtë. I kënaqur që kemi mbajtur edhe një herë portën e pastër”. Synimet e Arsenalit janë të jenë Top 4 vendet e para.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat